Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri ka fituar garën në 400 metra stil i lirë, me kohë 4:38.02.

Me pozitë rënditet e 24-ta në total nga të gjithë garuesit.

Zeqiri pret që të mësojë se a do jetë koha e saj e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale, ku marrin pjesë 8 sportistë.

Kujtojmë se sot kanë përfunduar garimin dy sportistë tjerë kosovarë. Majlinda Kelmendi në xhudo e cila u eliminua qysh në raundin e parë dhe Drilon Ibrahimi në shenjtari që zuri vendin e parafundit.

Teksa, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo, ndërsa për të garuar në këtë Olimpiadë kanë mbetur edhe tetë sportistë nga Kosova.