Notarja nga Kosova, Eda Zeqiri, garoi sot në disiplinën 400 metra stil i lirë, në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonis.

16-vjeçarja ka fituar baterinë e saj, duke përfunduar me kohë 4:38.02 minuta.

Megjithatë, kjo ishte kohë e pamjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.

Në përgjithësi, notarja jonë u rendit në vendin e 22-të.

Eda Zeqiri është garuesja më e re e ekipit olimpik të Kosovës.