Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka arritur ta fitojë trofeun e parë me Kombëtaren e tij, Argjentinën, duke mposhtur Brazilin me rezultat 1-0.

Goli i vetëm në këtë finale u shënua në minutën e 22-të nga Angel Di Maria, i cili shënoi një supergol me parabolë pas asistimit të Rodrigo De Paul.

Reagimi i Messit pas këtij triumfi me Argjentinën në “Copa America” ka emocionuar mbarë futbolldashësit dhe videoja tashmë ka shkuar viral.

Ndryshe, Messi u zgjodh më i miri i turneut me katër gola dhe pesë asistime.

Teksa, Argjentina u shpallë kampion për herë të 15-të në Kupën e Amerikës.