Nuk kanë mjaftuar dy pjesë nga 15 minuta pas kohës së rregullt për t’u përcaktuar fituesi i Kampionatit Evropian “Euro2020” pasi rezultati është baras 1:1, në finalen e madhe që po zhvillohet ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

Golin për Anglinë e shënoi mbrojtësi Luke Shaw në minutën e dytë, ndërsa për Italina e barazoi Leonardo Bonucci në minutën e 66-të për rezultatin 1:1.

Italia tentoi më shumë për ta fituar ndeshjen por mbrojtja e fortë e “tre luanëve” iu bëri ballë sulmeve të tyre.

Tani fituesi do të përcaktohet në penallti.