Zvicra dhe Spanja sonte do të takohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Zviceranët hyn në këtë ndeshje shumë të motivuar, pasi paraprakisht eliminuan Francën, kurse spanjollët vijnë pas fitores ndaj Kroacisë.

Megjithatë, “Helvetikët” sonte janë pa kapitenin e tyre, Granit Xhakën, i cili mungon shkaku i kartonëve.

Xherdan Shaqiri është titullar si zakonisht dhe sonte ai do ta bartë shirtin e kapitenit. Admir Mehmedi ndodhet në bankën e rezervistëve.

Formacioni zyrtar i Zvicrës:

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.

Spanja:Unai Simon, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Azpilicueta, Koke, Busquets, Pedri, Sarabia, Morata and Ferran Torres