Vijnë konfirmime që në të ardhmen mund t’i interesojnë edhe Interit. Grupi Alibaba Holdings Ltd dhe provinca qeverisëse e Jiangsu, janë një hap nga finalizimi i akordit për blerjen e një pjese të aksioneve të Suning, një prej markave më të mëdha të shitjes të aparaturave elektronike në Kinë, që ka në pronësi edhe Interin.
Alibaba, që ka aktualisht 20% të aksioneve të Suning, siç raporton prestigjiozja financiare Blooomber, do të marrë kontrollin e plotë të shoqërisë së Zhang Jindong. Ditët e kaluara kishte nisur të qarkullonte spekulimi për një shitje të mundshme të klubit zikaltër, pavarësisht se familja Zhang kishte përgënjeshtruar largimin.
Kjo pasi kishte marrë një hua nga fondi amerikan Oaktree, për të sistemuar problemet financiare Tani është e qartë se pas një akordi me Alibaba, që me shumë mundësi do të zyrtarizohet ditët e ardhshme, Zhang nuk do të ketë më kontrollin e shoqërisë Suning që ka në pronësi dhe Interin, aksionet e të cilës në bursën e Shenzhen janë ngrirë që nga 16 qershori.



























