Ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi arriti të shkëlqente në ndeshjen e parë të kampionatit polak për sezonin e ri, Legia Varshvë – Wisla Plock.

Muçi zhbllokoi takimin në minutën e 28-të me një goditje spektakolare nga distanca, duke mrekulluar tifozët e pranishëm në stadium.

20-vjeçari tiranas pasi mori një top nga e majta, u zhvendos drejt qendrës, duke shmangur një kundërshtar, për të lëshuar më pas një predhë nga 25 metra, e pakapshme nga portieri kundërshtar.