Interi është vënë në kërkim për pasuesin Samir Handanovic dhe ka pikasur Andre Onanan. Portierit të Ajax i përfundon kontrata vitin e ardhshëm.

Prej kohësh është folur për rinovim me Ajax, por zyrtarisht asgjë s’është konfirmuar dhe Interi vendoset shpejt në lëvizje për ta siguruar me parametra zero.

Në ditët e ardhshme përfaqësues të klubit zikaltër kanë planifikuar një takim me agjentin e lojtarit, për të diskutuar transferimin e mundshëm. Për Onana, Interi ka gati kontratë 4-vjeçare.