Krenaria e Kosovës dhe fituesja e parë olimpike, Majlinda Kelmendi kishte refuzuar ofertat milionëshe për ta përfaqësuar Kosovën në arenë ndërkombëtare, shkruan VAR Kosova.

Kështu deklaroi kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, mbrëmjen e kaluar në emisionin “Dueli Sportiv”.

“Po është absolutisht e vërtetë që Majlinda Kelmendi ka refuzuar oferta milionëshe për ta ndryshuar shtetësinë. Kishte disa oferta, një e kam të konfirmuar personalisht nga sekretarja e KOK-ut turk, e cila më telefonoi direkt për të më thënë se ishin të interesuar për të ofertuar për të (Majlinda Kelmendin). Nuk janë vetëm fjalë, ofertat ishin absolutisht të vërteta” – deklaroi ai.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi i solli Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Rio 2014”.