Granit Xhaka do t’i mungoj Kombëtares së Zvicrës në ndeshjen historike në çerekfinale të Kampionatit Eurpian EURO20 kundër Spanjës.

Mesfushori i Arsenalit gjatë takimit kundër Francës u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.

Ky karton do e lë atë në tribuna në ndeshjen më të rëndësishme, të premten kundër Spanjës.

Në gazetat zvicerane parashikohet se kush do të jetë zëvendësuesi i Xhakës në këtë sfidë.

Sipas ‘Blick’, janë tre alternativa që mund ta zëvendësojnë Xhakën, me Djibril Soë, Edmilson Fernandes dhe Denis Zakaria, ky i fundit shihet si favorit për ta zënë vendin e futbollistit kosovar.