Milot Rashica e ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij si futbollist.

Futbollisti nga Kosova u largua nga Werder Bremeni këtë verë për t’ju bashkuar Norwich Cityt në Premierligë.

Tashmë, reprezentuesi i Kosovës është akomoduar mjaft mirë në Angli.

Klubi i Premierligës ka publikuar një video gjashtëminutëshe ku shihet vushtrriasi në ditët e para te Norwich Cityt.

Prezantimi zyrtar, konferenca e parë, vetura e tij e re dhe shumë detaje të tjera mund të shihni në këtë përmbledhje që ka bërë Norwichi.