Sonte, Drita do ta zhvillojë njëren prej ndeshjeve më të vështira në historinë e klubit.
Nënkampionia e Kosovës do të përballet me gjigantin holandez, Feyenoord në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës.
Pavarësisht raportimeve se të gjitha biletat janë shitur, një gjë e tillë nuk po del të jetë e vërtetë.
Klubi gjilanas ka njoftuar se është hapur edhe një pikë e re e shitjes së biletave për këtë sfidë të rëndëishme.
Pika e re e shitjes së biletave është në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo pikë e shitjes do të hapet nga ora 14:00.




























