Në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë kundër ShBA-ve.

Pjesë e Suedisë është edhe futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani.

Asllani për këtë ndeshje ka marrë mbështetje edhe nga klubi i saj, Real Madridi.

Klubi madrilen në rrjetin social “Facebook” shkruan:

“Fat të mbarë, Kosovare Asllani!”