Finalja e tetë e Copa Libertadores në ndeshjen e kthimit mes Atletico Mineiros dhe Boca Juniorsit u mbyll me një skandal të madh.
Pas një konflikti mes futbollistëve të të dyja skuadrave, policia u detyrua të përdor gazlotësjellës në zhveshtore.
Rreth disa tifozë të Bocas u arrestuan dhe një video tregon momentin e këtij incidenti, ku ata edhe sulmuan policinë.
“Padyshim, gjyqtarët ndikuan në rezultat, të gjithë e pamë atë. Ne shënuam gol të rregulltë dhe e merituam fitoren. Kjo dhemb, ndihemi keq”, tha Diego Gonzaloz, futbollist i Boca Juniorsit.
Ndeshja u mbyll me rezultat 0:0.




























