Portieri i Kombëtares së Kosovës, Betim Halimi, ka ndarë rrugët me skuadrën ukrainase Olympic Donetsk.
Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari nga Pozhorani i Vitisë.
“Faleminderit Olympic Donetsk për këto dy vite e gjysmë. Ishte kënaqësi dhe privilegj të kalosh në këtë klub me njerëz fantastik”, ka shkruar ai.
Halimi muajin e kaluar bëri debutimin me Kosovën në ndeshjen ndaj Gambisë.



























