Janë caktuar zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, e cila do të luhet të martën, me datë 17.08.2021, në ora 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Dardan Çaka, bashkë me ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Për herë të parë në Kosovë do të përdoret edhe VAR-i në ndeshje zyrtare.

Gjyqtar i VAR-it do të jetë Visar Kastrati, që do të asistohet nga Elvis Bicaj.

Zyrtarët e ndeshjes së Superkupës së Kosovës mers Prishtinës dhe Llapit:

Gjyqtar kryesor: Dardan Çaka

Asistent i parë: Fatlum Berisha

Asistent i dytë: Bujar Selimaj

Gjyqtar i katërt: Mervan Bejtullahu

Gjyqtar i VAR-it (VAR): Visar Kastrati

Asistent i Gjyqtarit të VAR-it (AVAR): Elvis Bicaj

Vëzhguesi i gjyqtarëve: Malazog Hoxha

Delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja