Klubi italian, Juventus po synon transferimin e një mesfushori gjatë këtij afati kalimtar veror.
Pas përformancave të jashtëzakonshme të italianit në ‘Euro 2020’, Juventus e ka identifikuar Manuel Locatellin si objektivin kryesor për mesfushën e “biankonerëve”.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Juventusi është gati të paraqesë ofertën e saj të fundit në drejtim të Sassuolos për të nënshkruar me Manuel Locatelli këtë javë.
Sipas Romanos, marrëveshja pritet të arrihet për 35 milion euro, kurse struktura e marrëveshjes ende nuk është përfunduar, detajet përfundimtare janë duke u diskutuar.
Italiani 23-vjeçar ishte nga mesfushorët më të dalluar sezonin e kaluar në Serie A.




























