Janë mbyllur dy ndeshjet e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Llapit dhe ajo e Dritës u ndan në paqe pas një ndeshjeje mjaft dramatike.

U desh të kalonin plot 115 minuta që gjyqtari kryesor Vigan Iberdemaj të përfundojë takimin.

Pjesa e parë ishte më e qetë me disa gjysmë raste nga të dyja skuadrat, por që nuk pati gola dhe përfundoi 0-0.

Teksa, pjesa e dytë ishte plot dramë. 

Gjyqtari kryesor përjashtoi portierin e Llapit, Marjan Coric, por pas rishikimit në VAR e riktheu vendimin e tij dhe Coric vazhdoi ndeshjen.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Llapi shënoi me Adem Maliqin, por pas rishikimit të golit në VAR, ai u anulua pasi Edon Sadriu kishte shkaktuar faul

Kjo bëri që banka mysafire të protestojë ashpër, ku gjyqtari kryesor ndëshkoi me karton të kuq trajnerin Tahir Batatina dhe sekretarin Muhamet Rexhepi.

Ndryshe, në minutat shtesë nga loja u përjashtua edhe kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi pas dy kartonëve të verdhë.