Cristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen dhe do të largohet nga Juventusi. Rezultatet e sezonit të fundit e kanë bindur portugezin që të ndryshojë ekip.

Fabrizio Romano shkruan se është e konfirmuar që Ronaldo u ka thënë drejtuesve të Juventusit që ta shesin.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes, po punon që ta transferojë Ronaldon. Manchester City shikohet si destinacioni më I mundshëm për portugezin.

Ndoshta, me Mbappe që e pret Real Madrid, Ronaldo mund të kthehet në një objektiv edhe për francezët e PSG, që më parë kanë nënshkruar me Leo Messin.