Sulmuesi shqiptar është huazuar në Southampton nga Chelsea për një edicion.

19-vjeçari ka marrë lëvdata nga trajneri Ralph Hasenhuttl, në prezantimin e tij te Southampton.

Tekniku 54-vjeçar nga Austria, vlerësoi maksimalisht sulmuesin shqiptar.

Hasenhuttl ka thënë se Broja ka eksperiencë të madhe që do ta ndihmojë klubin duke i sjell kualitet.

“Armando Broja është shumë i talentuar dhe na impresionoi në sezonin e fundit. Është i ri, por vjen me eksperiencë të madhe në futboll. Na sjell shumë kualitete që do të na ndihmojnë”.

Tutje trajneri i Southampton ka thënë se e di mirë se sa e vlerëson Chelsea shqiptarin, por Southampton është vendi i duhur që ai të rritet.

“Është lojtar i fuqishëm, me instik të mirë dhe i përshtatet skemës tonë. Unë e di se sa i vlerësuar është nga Chelsea, por ky do të jetë vend i mirë për të që të rritet”, u shpreh Hasenhuttl, transmeton Olle.