Për herë të parë në pothuajse çerek shekulli, një turne i Grand Slamit nuk do të ketë në start asnjë nga emrat e mëdhenj si Roger Federer, Rafael Nadal apo qoftë edhe motrat Williams, pra Venus dhe Serena Williams. Në Shtetet e Bashkuara filloi kompeticioni i shumëpritur i US Open, që mbyll edhe sezonin për sa u përket turneve të rëndësishëm.

Aktiviteti i sivjetshëm, në Amerikën e Veriut, pritet me një interes të veçantë, pasi Novak Djokovic synon të bëhet sportisti i dytë në tenisin modern, që plotëson kurorën e Grand Slamit, diçka që nuk regjistrohet që nga viti i largët 1969, kur australiani Rod Laver kompletoi Grand Slamin Kalendarik, duke koleksionuar me radhë katër trofetë më të lakmuar në Australian Open, Roland Garros, Wimbledon dhe US Open. Numri 1 i botës ka shënjestruar kështu objektivin e radhës, për të marrë titullin e 21 Slam, duke kaluar në këtë mënyrë edhe dyshen e famshme Roger Federer – Rafael Nadal, që vazhdon të jetë në kuotë të njëjtë me të, me 20 turne të mëdhenj të fituar në karrierë. Edicioni i sivjetshëm në New York do të jetë i 141 dhe Nole është i shtrënguar për të bërë mirë, përndryshe tenisti ballkanas do të rrezikojë edhe fronin në renditjen botërore të këtij sporti, raporton SuperSport.

34-vjeçari nga Serbia kryeson klasifikimin e përgjithshëm ATP me vetëm 1.133 pikë më tepër se sa tenisti rus Danil Medvedev, që në turneun e mirënjohur njujorkez krenohet si finalist i turneut të zhvilluar në vitin 2019, kur për hir të së vërtetës në Arthur Ashe Stadium, përpara afërsisht 24.000 spektatorëve Rafa ia doli për të thyer sportistin moskovit 6-4 në setin e pestë, pas një finaleje tepër emocionuese që zgjati plot 4h 50’.