Afati kalimtar veror është mbyllur zyrtarisht në orën 00:00, por fundi ka qenë një “çmenduri” e vërtetë.
Barcelona ka nënshkruar në momentin e fundit me sulmuesin holandez të Sevillas, Luk De Jong. Ishte një operacion mjaft i komplikuar që u zhbllokua vetëm pasi Grizmann kompletoi rikthimin tek Atletico Madridi.
Sulmuesi francez u rikthye nën urdhrat e Diego Simeones pas dy vitesh te Barça, ku pjesën më të madhe qëndroi në hije.
Ndërkohë, mesfushori Saul Niguez është transferuar zyrtarisht te Chelsea në Angli. Ishte pikërisht ky operacion që po mbante peng transferimin e dy futbollistëve të tjerë Grizmann e De Jong, por në momentin e fundit La Liga ka dhënë “OK” dukë federuar lojtarët.
Ndërkohë PSG-ja ka bërë një tjetër goditje duke afruar talentin portugez Nuno Mendesh nga klubi i Sportingut të Lisbonës.
Një goditje dhe për Igli Taren tek Lazio që afron në minutat e fundit Matia Zaganin nga Verona. Ndërsa Moise Kean i larguar nga Evertoni drejt Juventusit, është zëvendësuar nga sulmuesi venezuelian, Rondon.




























