Kylian Mbappe nuk ka arritur të kalojë në Real Madrid, ndërkaq sulmuesi francez ka lënë një mesazh ngacmues në “Instagram”.
Mbappe e bëri të qartë se donte të luante për “Los Blancos”, megjithatë ai tani mund të detyrohet të presë një vit para se të kalojë si lojtar i lirë në Madrid.
“Unë të respektoj, vëllai im, për profesionalizmin tuaj, riplanifikoni ëndrrat tuaja për më vonë, jeta është e bukur, ju jeni më i miri”, thoshte Mbappe në një video në “Instagram”, me këngën “Dream On” nga Aerosmith.
Ky është një tregues i qartë se ai nuk ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë verë, edhe pse ai e fshiu shpejt videon menjëherë pas publikimit.
PSG refuzoi çdo ofertë të bërë nga Real Madridi, dhe ai tani do të përfundojë vitin e mbetur në kontratën e tij, nëse diçka dramatike nuk ndryshon nga tani në janar.




























