Arsenali është nikoqir i Norwich Cityt në ndeshjen e skuadrave pa pikë deri më tani në Ligën Premier.

Dy skuadrat angleze e kanë nisur në mënyrë të tmerrshme këtë edicion, pasi kanë humbur në të tria ndeshjet e para të këtij edicioni.

Topçinjtë aktualisht janë të fundit në tabelë pa pikë dhe me një golaverazh të tmerrshëm 0-9, derisa njëjtë qëndron pa pikë edhe Norwich City, por që ka shënuar një gol në tri takimet.

Dy skuadrat do të përballen mes vete në Emirates Stadium, ku qëllimi është të fitojnë pikët e para.

Te vendasit mungesa e madhe është ajo e Granit Xhakës në mesfushë pas kartonit të kuq të marrë javën e kaluar ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë tek Norwich City në bankën rezervë është Milot Rashica që pret rastin të luaj.

Formacionet zyrtare:

Norwich City: Krul, Aaroons, Hanley, Omobamidele, Williams, Rupp, Lee-Melou, McLean, Dowell, Tzolis, Pukki.