Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, ka shkëlqyer në xhiron e nëntë të Superligës së Kroacisë.

Daku ka realizuar dy gola në fitoren e Osijekti ndaj Goricas me rezultat 3-2.

Ish-futbollisti i Ballkanit u inkuadrua në lojë në minutën e 67’, kurse golat i shënoi në minutat (75’ dhe 84’).

Pas kësaj fitoreje, Osijeki renditet i dyti me 17 pikë, kurse Gorinca mbetet e pesta me 13 sosh.