Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka vlerësuar lartë Milanin, para ndeshjes me tyre në Ligën e Kampionëve.

Gjermani foli edhe për yllin e kësaj skuadre, Zlatan Ibrahimovic, grupin e vështirë dhe për rikthimin e tifozëve në “Anfield Road”.

“Kam më shumë parasysh dy finalet e Ligës së Kampionëve, por unë ju them se Milan-Liverpool është një sfidë gjithmonë e domosdoshme për t’u parë në Evropë”.

“Milani nuk ka luajtur në Ligën e Kampionëve prej vitesh, por në 18 muajt e fundit është paraqitur mirë dhe e kanë nisur mirë sezonin dhe do të jetë e vështirë për ne. Është një sfidë e bukur, e denjë për Ligën e Kampionëve”.

“Grupi është i vështirë. Nuk mendoj se ndonjë ka thënë grup i shkëlqyeshëm në lidhje me shortin. Është e vështirë dhe kjo duket. Atletico dhe Porto janë ekipe eksperte dhe gjithmonë luajnë në Ligën e Kampionëve. Milani ka histori të madhe. Me pak fjalë një grup i Kampionëve”.

“Çfarë lojtari Ibrahimovic. Kam parë video të dëmtimit të tij dhe mund të them se është njeri i jashtëzakonshëm, i krijuar për momente të jashtëzakonshme. Nëse Giroud nuk luan, varet prej atij”.

“Të dy janë futbollistë të shkëlqyer. Zlatan është nga më të mëdhenjtë që kam parë në karrierën time. Ai ka ende karburant rezervë dhe është i aftë të luajë në çdo kampionat. Është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Milanit zhvillohet të mërkurën.