Lajme të këqija vijnë nga shtëpia e Milanit, sulmuesi dhe lideri kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Liverpoolit në “Anfield”, të vlefshme për takimin e parë të fazës së grupeve në Champions.

Këtë lajm e ka publikuar gazetari i njohur italian, Fabricio Romano në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, nga ku deklaron se bomberi suedez ka dëmtuar “Tendinën e Akilit” duke mos qenë pjesë e ndeshjes debutuese të Milanit në Champions pas 7 vitesh mungesë.

Një goditje për trajnerin, Stefano Pioli i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lazios në fundjavë.