NYON, SWITZERLAND - AUGUST 2: A view of the UEFA Champions League trophy during the UEFA Champions League 2021/22 Play-offs Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on August 2, 2021, in Nyon, Switzerland. (Photo by Richard Juilliart - UEFA/UEFA via Getty Images)

Sonte do të luhen ndeshjet e para të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve, me tetë ndeshje që do të luhen në dy orare të ndryshme.

Nga ora 18:45, Manchester Unitedi përballet me Young Boysin në Bern në grupin F, ndërsa Salzburg ka një ndeshje të vështirë në “Ramon Sanchez Pizjuan” kundër Sevillas, në grupin G.

Me fillim në ora 21:00 janë gjithsej gjashtë përballje, e padyshim ajo kryesorja është midis Barcelonës dhe Bayern Munichut në “Camp Nou”.

Ndeshje tjetër e grupit E është mes Dinamo Kiev dhe Benficas.

Poashtu, një ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe midis Villarrealit dhe Atalantas në grupin F, me nëndetsen e verdhë si nikoqire.

Kampioni në fuqi i Ligës 1, Lille, e pret në shtëpi skuadrën e Wolfsburgut në kuadër të Grupit G.

Teksa, në grupin H Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Zenit St. Petersburg ndërsa Juventusi udhëton në Suedi për t’u takuar me Malmon.