Njëri nga lojtarët kryesor dhe kapiten i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, shpreson që klubi i tij t’i shpëtojë falimentimit.

I ftuar në emisionin sportiv “2me1”, Lladrovci ka treguar fjalët e presidentit Naser Ramaj.

“Shpresoj që klubi do t’i përmbushë obligimet financiare dhe t’i ikë më të keqes, falimentimit dhe rënies në kategorinë e fundit”, deklaroi Lladrovci.

“Unë nuk kam pasur komunikim me kryetarin, por në bazë të informacioneve ai ka thënë që aktualisht ka probleme financiare”.

“Ne kemi mbetur në pritje, është një situatë vërtetë konfuze”, shtoi ai.

Feronikeli përkundër këtyre telasheve, në ndeshjen e fundit mori fitore duke e mposhtur Llapin me rezultat 2:1.