Llapi ka reaguar sërish ashpër për ndarjen e drejtësisë së gjyqtarit, Mentor Ajeti në ndeshjen kundër Gjilanit.
Llapi pësoi humbje 2:1 ndaj Gjilanit, me këta të fundit që përmbysën rezultatin në pjesën e dytë të lojës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e kishte akuzuar Mentor Ajetin se kishte ndikuar direkt në rezultat me vendimet e tij.
Klubi nga Podujeva ka reaguar përsëri sot përmes faqes zyrtare ku kanë krahasuar atë me gjyqtarin turk, Cuneyt Cakir i cili pretendohet se me vendimet e tij ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid (1:2).
Postimi i plotë i Llapit në “Facebook”:
“Suspendohet nga garat ndërkombëtare gjyqtari truk, Cuneyt Cakir për gabimet e tij që ndikuan direkt në rezultatin e ndeshjes Milan – Atletico Madrid.
Por a duhet të veprohet njësoj edhe me gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Llapi, Mentor Ajeti i cili ua mbajti anën vendasve kur rezultati ishte 0:1 në të mirë të ekipit tonë dhe një anshmëria e tij ndikoi direkt në rezultatin final të ndeshjes!
Presim nga FFK të marrë veprimet e duhura për gjyqtarin Mentor Ajeti”.




























