Në pasditën e sotme do të kompletohet java e shtatë në elitën e futbollit kosovar.

Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot pasdite do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina do ta presë në “Fadil Vokrri” skuadrën nga Lipjani, Ulpiana.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Bekteshi, Boshnjaku, B.Krasniqi, Mici, Kryeziu, E.Krasniqi, Hoti, Karabeci, Mankenda, Abazi

Ulpiana: Blakqori, Makolli, Mustafa, Gjoni, Emini, Qerimi, Iran, Musliu, Selimi, Rrezi, Santos.

Nga ana tjetër, nënkampionia, Drita është mysafira e Dukagjinit në Klinë.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Syla, Kuqi, Dallku, Hasanaj, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Januzi

Drita: Maloku, Limani, P.Islami, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Kryeziu, Namani, Haxhimusa.

Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00.