Lionel Messi shpërtheu në lot kur festoi titullin e Copa Americas para njerëzve të vendit të tij tij pas het-trikut të tij mahnitës kundër Bolivisë.

Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Bolivisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Të tre gola dhe secili më i mirë se tjetri u shënuan nga lojtari kryesor dhe kapiteni i ekipit kombëtar, Messi.

Megjithatë, ‘momenti i ditës’ nga Messi ndodhi pas shënimit të het-trikut apo më saktë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bolivisë.

Pasi skuadra e tij mundi Bolivinë, 34-vjeçari dhe shokët e tij ndërkombëtarë festuan triumfin e tyre në Copa America, duke parakaluar me trofeun para tifozëve argjentinas që kishin mbushur stadiumin.

Gjatë mbrëmjes, Messi gjithashtu theu një rekord të madh të vendosur nga legjenda braziliane, Pele.

Sulmuesi argjentinas me het-trikun ndaj Bolivisë shkoi në kuotën e 79 golave me kombëtare, duke u bërë më i mirë në histori të Amerikës së Jugut, pasi rekordi mbahet nga Pele me 77 gola.