Timo Werner vazhdon me “makthin” e keq të shpërdorimit të golit.

Vitin e kaluar gafat e gjermanit u bënë virale, pavarësisht se numri 9 i Chelseat është një lojtar mjaft i talentuar.

Por mesa duket zakoni i keq i humbjeve të rasteve flagrante nuk është larguar nga Timo Werner.

Kur ndeshja mes Islandës dhe Gjermanisë ishte 0:3, në minutën e 62-të, Timo Werner mer një pasim spektakolar dhe me portën e boshatisur bëri më të vështirën, duke e dërguar topin mbi traversë.

Lojtari nuk mundi t’i besonte syve dhe u shtri në tokë i dëshpëruar.