Cristiano Ronaldo shënoi edhe mbrëmë në Ligën e Kampionëve për Manchester Unitedin.

Në humbjen 2:1 nga Young Boys, sulmuesi portugez realizoi gol për “Djajtë e Kuq”.

Por, në minutën e 72-të, Ronaldo u zëvendësua nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Natyrisht, ky vendim nuk i pëlqeu sulmuesit portugez.

Për këtë arsye, Solskjaer është munduar që menjëherë t’i shpjegojë Ronaldos arsyet e daljes së tij nga fusha.

Pavarësisht kësaj, sulmuesi luzitan nuk ka qëndruar pasiv në stol, por vendosi që në momente të caktuara gjatë ndeshjes të bënte edhe rolin e trajnerit, duke dhënë udhëzime për shokët e tij të skuadrës.