Derbi i Anmoravës mes Dritës dhe Gjilanit që luhet sot, nuk do të zhvillohet kësaj here në Gjilan, por në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Drita ka bërë kërkesë për t’u zhvilluar ndeshja në kryeqytet duke parë punimet për rinovimin që po zhvillohen në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Drita po kalon nëpër një formë shumë të mirë, ku në pesë ndeshjet e para ka grumbulluar 11 pikë, pasi ka marrë tri fitore e dy barazime.
Gjilani nuk gjendet në formëm më të mirë, ku tashmë ka gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve, me një fitore, tri barazime e një humbje.
Derbi numër 37-të ndërmjet dy skuadrave zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00.
E derbin e madh gjilanas do ta drejtojnë gjyqtarët nga ky qytet, ku kryesori i është besuar Shpëtim Murtezit me ndihmësit Fatlum Jashari e Hekuran Osmani.
Gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu, derisa në VAR janë Valbon Hoxha e Granit Hyseni.



























