Ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Taip Ramadani, ka nisur punë të re në hendboll.
Ramadani së fundi është emëruar përzgjedhës i Australisë.
49-vjeçari jeton në Australi dhe ka dhënë kontribut të madh për hendbollin në këtë vend.
Ramadani vlerësohet lartë edhe për punën që e ka bërë te Kosova.
Me profesionalizimin e tij ka bërë që të rritet niveli i Kombëtares sonë. Ai ka drejtuar Kosovën nga prilli i vitit 2016 e deri në fillim të këtij viti.
Në pamundësi për të udhëtuar nga Australia për shkak të kufizimeve që solli pandemia, Ramadani ka hequr dorë nga posti i përzgjedhësit të Kosovës.
Por rritja e ekipit tonë kombëtar gjatë kohës së tij ishte shumë e madhe.
Ramadani është prej hendbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Australia. Ka luajtur në shumë kampionate botërore e po ashtu në Lojërat Olimpike të vitit 2000.
Pjesë e Australisë ishte prej vitit 1993 e deri në vitin 2009.
Selektor i Australisë, Ramadani ka qenë prej vitit 2009 e deri në vitin 2013. Si selektor ishte në dy kampionate botërore.
Ka udhëhequr edhe shumë skuadra australiane.




























