Tifozët e Manchester Utd herët në mëngjes me këngë për Ronaldon.
Cristiano Ronaldo pritet të luajë sot në fanellën e Manchester United në ndeshjen kundër Newcastles, në kuadër të Premier League.
Pas 12 vitesh, ai është rikthyer në “Old Trafford”.
Tifozët e klubit këndojnë këngë kushtuar idhullit të tyre në rrugët e Manchesterit qysh herët në mëngjes. Ata me padurim e presin ta shohin në fushë kundër Newcastles, ndeshje e cila fillon në orën 16:00.




























