Në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Polonisë e cila zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, trajneri i Shqipërisë Eduardo Reja dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha kanë folur në një konferencë për media kua kanë analizuar ndeshjen e nesërme.

Si Reja ashtu edhe Berisha kanë kërkuar që te këtë një përqendrim të madh nga skuadra në këtë takim.

Berisha ka deklaruar se një fitore ndaj Polonisë e dërgon skuadrën në barazh derisa ka shtuar se janë të vetëdijshme që kjo do të ishte një arritje e madhe për kuqezinjtë.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën jemi tani, mund të them që kjo varet edhe nga ndeshja e nesërme pasi që nëse fitojmë nesër shkojmë në barazh kështu që ende nuk është që kemi bërë diçka dhe me siguri atmosfera është e mirë, gjithë çunat janë të vetëdijshëm me situatën… Me siguri jemi të vetëdijshëm për këtë situatë, që mund të bëjmë një gjë të madhe që nuk është arritur më herët dhe me siguro se çdo lojë që fitohet, rrugëtimi do të jetë edhe më i vështirë…. Ndeshja e nesërme ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat dhe shpresojë që ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.”, tha Berisha.

Më tutje Berisha ka thënë se Berat Gjimshti do të jetë një mungesë e madhe për këtë ndeshje, derisa ka shtuar se duhet të punojnë si skuadër për ta ndalur Robert Lewandowskin

Berisha: Gjimshiti mungesë e madhe për në, Lewandowskin ta ndalim si skuadër

“Me siguri është një mungesë e madhe për skuadrën tonë. Dihet që Berati është një ndër lojtarë kyç të kombëtares që disa vite është duke bërë shumë mirë si në kombëtare edhe te ekipi ku luan kështu që është një fatkeqësi që na ka ndodhur në ndeshjen e fundit…Me siguri është në ndër sulmuesit më të mirë që janë në futboll tani për tani kështu që jemi të vetëdijshëm për atë dhe duhet të mundohemi që ta ndalojmë si skuadër dhe nëse mund ta neutralizojmë për ne do të jetë një sukses.”, theksoi Berisha.

Duke e vlerësuar lartë lojën që e bënë Polonia, trajneri i kuqezinjve ka kërkuar që skuadra e tij ta ketë kontrollin e lojës ndaj tyre në mënyrë që të merret një rezultat pozitiv

Reja: Ne duhet ta kemi kontrollin e lojës

“Sigurisht duhet të kemi iniciativën tonë që të marrësh rezultat sepse përndryshe nëse ne nuk kemi iniciativë që të kontrollojmë lojën është e pamundur të marrësh rezultatin…për mua është shumë e rëndësishme që ekipi jo vetëm të bëjë një lojë të mirë por të mos qëndrojë në mbrojtje , te marrë iniciativën, të sulmojë dhe të tentojë të mbajë gjithmonë kontrollin e lojës.”, theksoi Reja

Në fund Reja ka folur edhe për sulmuesin në top formë Armando Broja për të cilin ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të luajë nga fillimi.

Reja: Nuk kam vendosur ende nëse Broja do të luajë nga fillimi

“Akoma nuk e kam vendosur. Nuk është ndonjë çudi apo nuk është ndonjë ndryshim shumë i madh nëse Broja do të luajë nga fillimi por duhet të keni parasysh që unë e kamë aktivizuar Brojën në ndeshjet e kaluara, e kemi parë si titullarë dhe rendimenti i tij nuk ka qenë njësoj siç ka qenë kur ai futet në fushë gjatë lojës.”, ka thënë Reja.

Në grupin I Anglia kryeson me 19 pikë, Shqipëria e dyta me 15 kurse Polonia në vendin e tretë me 14 pikë.