Java e tetë në Superligën e Kosovës do të hapet sot me dy ndeshje tejet interesante.

Padyshim, kryendeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Dy skuadrat që pozicionohen më së larti në tabelë, Ballkani dhe Drenica përballen sot mes vete.

Të dyja skuadrat kanë shfaqur formë të mirë këtë edicion, derisa Drenica ishte më befasuese duke zënë vendin e parë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Baftiu, Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Kuç, Jashanica, Solomon

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Dervishaj, Lushtaku, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.

Nga ana tjetër, ndeshje interesante do të luhet edhe në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Malisheva e Arsim Thaqit është nikoqire e Gjilanit të Ismet Munishit në pasditën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Dumani, Stollçaku, Bruqi, Kacolli, Oliver, H. Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli

Gjilani:Koliçi, Progni, Halili, Gomes, Torassa, Hajdari, Dabiqaj, Krasniqi, Useini, Musolli, Hoxha.

Të dyja ndeshjet e sotme zhvillohen nga ora 15:00.