Klubi anglez, Chelsea thuhet se është duke e monitoruar situatën e mesfushorit kroat të Interit, Marcelo Brozovic.

Mesfushori kroat përfundon kontratën e tij me Nerazzurrët në fund të sezonit 2021/22 dhe deri tani nuk ka ende një marrëveshje rinovimi.

Situata e tij me Interin ka bërë që shumë klube evropiane të interesohet për transferimin e tij si lojtar i lirë në verë.

Sipas gazetës Tuttosport, babai i lojtarit, Ivan, i cili është gjithashtu agjenti i tij, do të takohet me klubin italian këtë javë për të diskutuar një kontratë të re.

Blutë e Londrës po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe nëse zbulojnë se bisedimet mes kampit të Brozovicit dhe Interit nuk po përparojnë mirë, ata janë gati të sulmojnë me një ofertë drejt mesfushorit.

Për të bindur yllin nga Giuseppe Meazza, klubi londinez është gati t’i ofrojë atij një pagë të madhe.

Me Chelsean në sfond, Nerazzurrët duhet të jenë të kujdesshëm kur negociojnë me përfaqësuesit e lojtarit, pasi duhet t’i bëjnë ofertë të lartë për ta bindur.