Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin belg.

Një tifoz i klubit belg Lierse të kategorisë së dytë humbi jetën të mërkurën pasi pësoi një atak në zemër gjatë minutave të fundit të një ndeshjeje të Kupës kundër Leuven që përfundoio 1-2.

Pasi iu bë një masazh kardiak në tribunat e stadiumit “Herman-Vanderpoorten”, dhe me lojën që ishte ndërprerë, 86-vjeçari, i quajtur Frans Van Parijs, vdiq më vonë atë mbrëmje në spital.

“Mbështetësi i zjarrtë” i Lierse “që në moshën 10-vjeçare”, ai e kishte ndjekur “gjatë të gjitha udhëtimeve të tij në Europë” dhe “në çdo kohë”, shkruajti klubi, i cili i bëri homazhe në faqen e tij tifozit që pati një fund tragjik.

Image