Përfaqësuesja e Kosovës në ragbi e ka pësuar një humbje shumë të thellë.
Të shtunën në Ulqin, Kosova humbi 101:0 nga Mali i Zi.
Ndeshja i takoi Grupit E të “Rugby Europe Conference”. Pra ndeshja ishte garuese.
“Më bindshëm nuk mundet, Mali i Zi – Kosova 101:0”, është titulli i shkrimit në mediumin nga Mali i Zi, Vijesti.
Më 18 prill, Kosova kishte humbur 70:5 nga Bosnjë-Hercegovina, në ndeshjen tjetër të grupit. Bosnjë-Hercegovina kishte fituar 61:10 ndaj Malit të Zi.
Janë regjistruar edhe disa rezultate të thella, por asnjë 101:0, si ky i fundit i Kosovës.
Ragbi është sport pak i përhapur në Kosovë. Ka njerëz që pyesin nëse Kosova duhet të garojë në një sport ku pëson 101:0.



























