Arsenali u ndal me barazim nga Brightoni, pas një ecurie pozitive të londinezëve prej tri fitoreve radhazi.
Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë pa gola, gjersa gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes ndodhi diçka e pazakontë.
Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes humbi dhëmbin e tij gjatë një dueli me futbollistët e Brighton, dhe kësisoj ai pas përfundimit të ndeshjes ka qëndruar në fushë në tentim për ta gjetur atë.



























