Kombëtarja e Shqipërisë ëndërron. Sonte kuqezinjtë do ta zhvillojnë njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Shqipëria do të përballet me Hungarinë sonte në Budapest.

Në rast të fitores, Shqipëria do t’i shtojë gjasat drejt kualifikimit historik në botëror.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin I, ku Shqipëria është në vendin e dytë me 12 pikë. Ndërkaq, Hungaria ndodhet në vendin e katërt me dy pikë më shumë.

Sfida e sontme do të luhet nga ora 20:45, derisa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Hungaria: Gulasci; Borka, Orban, Szalai; Nego, Nagy, Schafer, A.Nagy; Sallai, Szoboszlai; Salloi

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Trashi, Gjasula, Bare, Hysaj; Cekici, Cikalleshi, Uzuni.