Sonte rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen 6 prej tyre.

Skuadra e Parisit, PSG pret Leipzigun në sfidën ku nuk do të luajë Neymar, por në fushë do të zbresin Messi dhe Mbappe.

Parisienët synojnë vetëm fitore në këtë duel, në mënyrë që të afrohen edhe më shumë drejt kualifikimit tutje.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:

Formacioni i PSG: Navas, Hakimi, Kimpembe, Marquinhos, Verratti, Mbappe, Herrrera, Draxler, Mendes, Gueye, Messi

Formacioni i Leipzigut: Gulacsi, Simakan, Angelino, Orban, Haidara, Adams, Klostermann, Nkunku, Mukiele, Laimer, Silva