Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në mesditën e sotme do të luhen tri ndeshje interesante.

Këto ndeshje janë të vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Kryendeshja e sotme luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjegjësisht, në Anamoravë, Gjilani i Ismet Munishit do të përballet me Ballkanin, në një duel të rivalëve për titull.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Progni, Rapa, Halili, Hajdari, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Musolli, Hoxha.

Ballkani: Frashëri, Kuç, Thaqi, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Krasniqi, Hoxha, Malaj, Jashanica, Solomon.

Nga ana tjetër, Prishtina do ta zhvillojë derbin rajonal në “Fadil Vokrri” ndaj Llapit.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Boshnjaku, Mici, Atanda, Kryeziu, Hoti, Mankenda, Bekteshi, Avdyli

Llapi: Coriq, Emini, Prençi, Ramadani, Maliqi, Krasniqi, Peposhi, Davalos, De Silva Neto, Alidema.

Dhe për fund, Dukagjini i Klinës do ta presë Malishevën në shtëpi.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Shala, Kuqi, Syla; Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Merlaku, Januzi

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Hoti, Dumani, Mustafa, Bruqi, Pefqeli, Yoan Oliver, Hyseni, Stullqaku.

Të tria ndeshjet do të nisin nga ora 13:00.