Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, në mesditën e sotme do të luhen tri ndeshje interesante.

Këto ndeshje janë të vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Kryendeshja e sotme luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjegjësisht, në Anamoravë, Gjilani i Ismet Munishit do të përballet me Ballkanin, në një duel të rivalëve për titull.

Nga ana tjetër, Prishtina do ta zhvillojë derbin rajonal në “Fadil Vokrri” ndaj Llapit.

Dhe për fund, Dukagjini i Klinës do ta presë Malishevën në shtëpi.

Të tria ndeshjet do të nisin nga ora 13:00.