Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, prej më shumë se një viti po e shijon lidhjen me modelen kroate, Angela Simac.

Sulmuesi anësor së fundmi ka dhënë një intervistë për RTV Dukagjini ku ka folur më shumë për këtë romancë e po ashtu edhe për karrierën profesionale.

Teksa flet për Angie, futbollisti i Legias së Varshavës ka thënë se ka bërë disa sakrifica për dashurinë.

Lirim Kastrati (Foto: YouTube)

“E ka lënë familjen e vet dhe ka ardhur me mua në Varshavë dhe nuk është as për atë e lehtë”, ka thënë Kastrati.

“Kemi një vit e gjysmë që jemi bashkë, ajo ka bërë disa sakrifica për shkak të dashurisë”, shton më tej ai për “Dueli Sportiv”.

Partnerja e Lirimit nga ana tjetër është mjaft aktive në rrjete sociale dhe vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz.

Ajo shpesh merr vëmendje me postimet provokuese e gjithashtu edhe me dedikimet që ia bën futbollistit kosovar.