Liverpooli e ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të merituar.

Në “Vicarage Road”, “Të Kuqtë” ishin mysafirë të Watfordit në mesditën e sotme.

Ndeshja e vlefshme për javën e tetë në Premierligë i takoi Liverpoolit me rezultat të thellë, 0:5.

Roberto Firmino shkëlqeu me tregolësh duke shënuar në minutat ’37, ’52, ’90.

Ndërkohë, nga një gol e shënuan edhe Sadio Mane (‘9) dhe Mohamed Salah (’54).

Me këtë fitore, Liverpooli ngritet në vendin e parë me 18 pikë, kurse Watfordi mbetet në vendin e 15-të me shtatë sosh./