Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së nëntë, në mesditën e sotme u zhvilluan tri super-ndeshje.

Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Ndeshja në fjalë u mbyll në paqe 1:1.

Me këtë barazim, Gjilani mbetet në vendin e tretë me 14 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 17 sosh.

Llapi fiton me përmbysje të madhe në kryeqytet, Dukagjini merr tri pikë të arta ndaj Malishevës, derbi mbyllet me barazim në Gjilan

Nga ana tjetër, derbi rajonal mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll 1:2 në favor të llapjanëve në “Fadil Vokrri”.

Me këtë fitore, Llapi mbetet në vendin e nëntë me nëntë pikë, kurse Prishtina në vendin e gjashtë me dhjetë sosh.

Dhe në fund, Dukagjini arriti ta mposhtë Malishevën me rezultat 2:0.

Me këtë fitore, Dukagjini ndodhet në vendin e nëntë me nëntë pikë, kurse Malisheva bie në vendin e pestë me 12 sosh.